Fiks Fare/ Drejtori pengon votimin. Detyron anëtarët e komisionit të sabotojnë procesin
25/11/2020 20:30

Në shkollën 9- vjeçare "Pashko Vasa" në Shkodër procesi për zgjedhjen e drejtorit nuk zhvillohet. Vetë drejtori pengon dosjet që e konkurojnë. Anëtarët e komisionit të zgjedhjes nuk shkojnë në votim për shkak se ky drejtues i detyron ta sabotojnë këtë proces. Prej dy javësh drejtori i shkollës ka komanduar kryetaren e komisionit drejtoreshë shkolle duke e futur në konflikt interesi me procesin e votimit në mënyrë që ky proces të mos zhvillohet.. Bashkëpunëtorët e Fiksit dhe gazetarët kanë biseduar me kryetarin e bordit të prindërve prej të cilit është shtyrë mbledhja. Në një shkresë të dërguar ai thotë se mungesa e tij ka qenë për shkak të virusit covid 19 prejt të cilit edhe është vetë karantinuar. Ndërkohë në biseda me gazetarët e Fiksit zotëria tregon se këtë e ka bërë për shkak të drejtorit . Duke ju lutur gazetarëve që mos ta nxjerrin në kamera shpjegon se është kryetar bordi në atë shkollë edhe pse nuk ka fëmijë, por ja ka kërkuar drejtori të qëndrojë. Gazetarët shkojnë të takojnë drejtoreshën e komanduar që është njëkohësisht dhe kryetare e vlerësimit të dosjeve, për ta pyetur se përse eshtë vonuar procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri? Ajo tregon se procesi nuk është zhvilluar për mungesë të anëtarëve sepse janë të infektuar me Sars Cov 2 .Gazetarët i kërkojnë një dokument që vërteton infektimin e anëtarëve nga virusi covid 19, por ajo nuk ka asnjë dokument të tillë. Ajo tregon se juristja e bashkisë e ka telefonuar duke i thënë se është vetë karantinuar , gjithashtu edhe kryetari i bordit i ka dërguar një shkresë ku i thotë se është karantinuar. Edhe pse në të tilla raste komisioni e ka për detyrë të zëvendësojë brenda 24 orëve anëtarin që mungon, drejtoresha e rekomanduar nuk e ka bërë këtë. Arsye ajo tregon se përderisa nuk u zëvendësua juristja e bashkisë edhe kryetari i këshillit ka kërkuar që të mos zëvendësohet, por të pritet siç u bë me të tjerët.

Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30