Fiks Fare/ Anëtarët: Firma u themelua nga një rus, erdhi nga “Hong Kongu”
02/03/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi një skemë mashtrimi që qarkullon në internet, ku qindra persona janë kontaktuar nga "agjentë" anonimë për të paguar 150 dollarë. Dhe, pasi bëjnë këtë pagesë, këta persona duhet të dërgojnë në këtë grup 3 persona në javë. Më pas, mund të marrin bonuse... Por, edhe secili nga 3 "të peshkuarit" duhet të dërgojë 3 persona të tjerë dhe në këtë mënyrë skema përhapet me shpejtësi. Fitues është gjithmonë personi i parë, ndërkohë personat e tjerë ndajnë "thërrimet" me njëri-tjetrin. Por, të fundit, nëse nuk dërgojnë në skemë numrin e caktuar, duhet të ribëjnë një pagesë prej 100 USD që të ngelin në skemë. Kamuflimi, sipas ankesave që kanë mbërritur në redaksinë e "Fiks Fare", është një "bonus" që u ofrojnë këtyre personave për udhëtime apo pushime. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një qytetar, i cili pasi ishte pushuar nga puna nga një Call Center, si pasojë e pandemisë, kërkoi në internet një punë të re. Ka kërkuar në rrjete sociale dhe ka parë me dhjetëra njoftime punësimi. "Puno online. Rrogë mujore + bonuse. Bashkohu me skuadrën. Punën e merr me vete, mjafton një telefon. Për më shumë informacion kontaktoni..." thuhet në një nga këto njoftime. Në njoftimin tjetër, individë të ndryshëm shkruajnë se "puno nga shtëpia si konsulent turistik, rrogë mujore + bonuse. Bëhu pronar i vetes tënde". Denoncuesi thotë, personat përdorin një emër "MWR Life Albania". "Është një kompani me formë piramidale. Kjo skemë funksionon edhe me shtete të tjera. Por, tek ne është shtuar shumë. Ky grup kryen telefonata, mashtrim dhe rekrutim të personave. Kjo bëhet nëpërmjet një aplikacioni 'zoom'. Atje janë pjesëtarë të stafit që mundohen të rekrujtojnë sa më shumë persona." thotë denoncuesi. Më tej, ai telefonon një nga numrat që ofronte punë. Nga krahu tjetër, "punëdhënësja" i thotë se "firma është me bazë në Hong Kong". Denoncuesi pohon se skema është që i pari paguan 150 USD kuotë anëtarësimi. Për 1 muaj duhet të rekrutojë 12 persona. Këta 12 persona duhet të paguajnë secili nga 150 USD. I pari merr bonuset më të mëdha, të tjerët... bakshishet!

Bulmet në rrugë, kush i kontrollon tregjet? – Fiks Fare, 13 nëntor 2026 – Episodi i plotë
13/11 21:01
Djathë e mish për orë të tëra ne diell. Kush i kontrollon tregjet e Tiranës?
13/11 21:00
“Më falsifikuan firmën!” 13 vite me pronat e bllokuara nga Micro Credit Albania
13/11 20:45
Paloma vë në provë Ardit Bidon! Si u përgjigj profesori?
13/11 20:30
Fiks Fare, 12 nëntor 2026/“Ish presidenti më ngacmoi seksualisht!”Dentistja shokon – Episodi i plotë
12/11 21:01
Ish presidenti më ngacmoi seksualisht, nuk më dha licencën
12/11 21:00
12 kallëpe dinamiti dhe asnjë dëmtim. Si shpëtoi kisha e Leusës?
12/11 20:45
78-vjeçari që i vuri radio biçikletës, shëtit qytetin me muzikë
12/11 20:30
Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30