Saranda i kushtoi një festival poezisë, ku morën pjesë poetë nga shumë treva shqiptare. Në kurorëzim të tij, Çmimin e Parë e fitoi poetja Vojsava Nelo. Jeta e saj tashmë i kushtohet tërësisht krijimtarisë dhe ky ishte një finalizim i bukur i një poeme, që së shpejti do të pasojë një libër.