Festat me art/ Nga televizioni tek ekrani i madh. Ja argëtimet e ditëve të para
04/01/2020 11:08

Në këto ditë pushimi, një film i mirë, apo një shfaqe dhe ekspozitë, diçka që ka lidhje me artin do të jetë plotësuesi më i mirë i argëtimit. Në rast se do të ndalemi te filmat hidhini një sy programacionit të Top Channel. Të dielën në 20:10 ju sugjerojmë dokumentarin premierë Meghan Markle, 100 ditët e para-të saj në familjen mbretërore, aq më tepër që kjo e fundit është vendosur në qendër të stuhive mediatike. Gjithashtu mos harroni t’i drejtoheni kinemasë. Shumë filma interesantë përfshirë “Frozen 2”, një zgjedhje e zgjuar për të gjithë fëmijët. E shtuna në orën 23:00 sjell në ekranin e Top Channel filmin premierë “Lazarati Digjet”, një produksion ndërkombëtar me mbështetjen e Digitalb frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Në rast se do t’i drejtoheni teatrit. Në Teatrin Kombëtar nga kjo fundjavë fillon shfaqja e jashtme e regjisores Driada Dervishi “Kryeinspektori”, por njëkohësisht Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli sjell tek ArTurbina së pari për vogëlushët këtë fundjavë “Një biletë për në Polin e Veriut” dhe po ashtu vijon me shfaqet e Boeing Boeing. Në rast se doni të shijoni një ekspozitë të mirë drejtojuni Galerisë Kombëtare të Arteve, ku ju pret ekspozita “Tirana patince”, bëhet fjalë për një koncept të ri, e cila përveç veprave të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve përfshin edhe punët e disa artistëve të rinj bashkëkohorë, ndërkohë që jashtë Galerisë do të keni mundësinë të shijoni instalacionin “Pallati i Ëndrrave”.

Top Channel/ “Gruaja me sirtarë”! Shfaqet premiera e dramës me mesazhe të forta kundër dhunës
25/11 20:09
Top Channel/ “In Memoriam, Ibrahim Madhi”/ Koncert në nder të violinistit në 80-vjetorin e lindjes
25/11 16:01
Top Channel/ “Kënga e Mjellmës” në TKOB! Testamenti i fundit muzikor i Schubert
24/11 19:54
Top Channel/ Instrumentet e vjetër në Korçë/ Koleksioni në familjen Sulioti, mandolinë 120 vjeçare
23/11 12:26
Top Channel/ Sot, Dita e Alfabetit Shqiptar/ 117 vite më parë, në Kongresin e Manastirit u vendos…
22/11 15:44
Top Channel/ “Alfabeti që bashkoi shqiptarët”, Begaj takimin në Universiteti i Shkodrës
22/11 15:30
Top Channel/ Art mbi tapete! Tradita mijëvjeçare e endjes në një ekspozitë në Galerinë e Arteve
22/11 12:31
Top News – Java Kulturore Kombëtare. Shqipëria, qendra e krijimtarisë dhe dialogut kulturor
21/11 17:18
Top Channel/ “Komisar Daltoniko”! Shfaqja premierë në Teatrin Metropol 21- 23 nëntor
21/11 15:28
Top News- Linda Lupi ekspozitë në New York/ Piktorja shqiptare prezanton veprat në ‘Gracie Mansion’
20/11 14:26
Top Channel/ “Mbi fjalë”, përjetim i ri teatror, shfaqja e pazakontë e regjisorit Blenard Azizaj…
20/11 12:29
Top Channel/Krijohet klubi i filmit “Mësojmë nga e kaluara”, si censura e komunizmit ndikoi kinemanë
18/11 13:19
Top Channel/ Instalacioni i Blerta Kambos për solidaritet kundër kancerit, ngjall reagime kritike
17/11 19:59
Top News – Java Kulturore e Kroacisë në Tiranë. Muzikë, kinematografi dhe një sërë aktivitetesh
17/11 18:44
Top Channel/ Sfidat e përkthimit, Virgjil Muçi: Gjithnjë u kthehem mjeshtrave të gjuhës shqipe
16/11 20:26
Top Channel/ Më shumë përkthime se libra shqip në Panair! Shkaqet që po largojnë lexuesin nga libri
16/11 19:57
Top Channel/ “I humburi”/ Letërsia turke në panairin e librit, prezantohet romani i Tarik Tufan
16/11 12:24
Top Channel/ “Manuali i rrëzimit”/Romani i Jonila Godoles që i jep përgjigje se kush e rrëzoi bustin
16/11 12:23
Top Channel/ Çmimet e Panairit të Librit! Shpallen fituesit me librat më të mirë
15/11 15:27
Top Channel/ Çmimet e Panairit të Librit! Shpallen botimet, shkrimtarët dhe përkthyesit fitues
15/11 12:37
BILETA Portokalli - Bileta