Festat e 7-8 marsit/ Policia paralajmëron mësuesit dhe gratë, të mos mblidhen për të festuar
05/03/2021 18:39

Policia, këtë të premte i ka bërë thirrje mësuesve dhe grave, që në datat 7 dhe 8 mars, të menaxhojnë me kujdes festimet për shkak të pandemisë së Covid 19. Drejtoria e përgjithshme e policisë u ka kërkuar të gjithë strukturave në vend që të organizojnë dhe të nxjerrin në terren grupe efektivësh për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në ambiente të hapura dhe të mbyllura, gjatë ditëve të festave. Po ashtu, është kërkuar që të shtohet kontrollet, në lokale, bare dhe restorante, duke njoftuar pronarët për të mos lejuar grumbullimet. Sipas këtij urdhri, policisë do t’i lindë e drejta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar organizime të tilla gjatë këtyre dy ditëve, 7 dhe 8 mars. Kjo për shkak se më parë, këto festa kanë pasur grumbullime masive të mësuesve në festën e tyre, por edhe të grave dhe vajzave nëpër ambiente lokalesh. Këtë vit, thirrja është që grumbullimet të mos jenë më shumë se 10 veta, qoftë në vende të mbyllura apo dhe të hapura. Gjithçka do të funksionojë në bazë të orës policore. Ndalohet çdo aktivitet pas orës 20 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Policia gjithashtu shton se ndalohen, festimet, mbledhjet partiake, ceremonitë fetare, martesore, konferenca apo edhe tubime të ndryshme, kur numri kalon mbi 10 persona.

Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49