Dy prej fermerëve që protestuan të premten në Lushnje, Besnik Qerreti dhe Armelin Meta thonë se nuk do ta ndalin protestën, pasi për ata është luftë peë mbijetesë. Mungesa e skemave të subvensionimit është arsyeja kryesore sipas tyre që fermerët po falimentojnë. Besniku ka shtatë vite që është kthyer nga emigrimi duke investuar ne serrat e perimeve. Humbja e përvitshme për shkak të shitjes nën kosto ka bër qe ai të rishikojë mundësinë edhe njëherë të emigrimit.