Në këtë episod të Pushime on Top do të ndiqni disa intervista interesante të dedikuara Vlorës. Nga Tërbaçi i Vlorës, fshati fantastik, i cili duket si i harruar, por që së shpejti do të ketë zhvillime pikërisht nga ata që kanë jetuar prej vitesh, në Kudhës të Vlorës, aty ku gjendet në mes të qetësisë absolute një "kolibe" paqeje e ndërtuar nga dy gra që këtë vend e kanë zgjedhur se e duan. Në traditat e Vlorës, labçen vënçe siç e do zakoni dhe mishin që ndarja e të cilit tregon sa i rëndësishëm është miku i ardhur. E në fund, larg fshatit e pranë zemrës së qytetit një restorant modern, ku ushqimi fantastik bën turistët e huaj të dashurohen me Vlorën jo vetëm prej bukurisë së rrallë, por edhe shijes që të ngelet në mendje. Zbulojmë risitë e sezonit të verës: nga veriu në jug dhe përtej kufijve; aventurat, historitë dhe personazhet e momentit nga data 22 qershor në ekranin e Top Channel. Eni Shehu dhe Lei Kraja ju shoqërojnë në programin më jetëgjatë të promovimit të turizmit!