#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: RRJETET SOCIALE, TË NDALUARA NËN 16 VJEÇ! Kryeministri Edi Rama propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke ngritur shqetësimin për humbjen e empatisë, socializimin virtual dhe rritjen e agresivitetit. Por sa i realizueshëm është një ndalim i tillë dhe cilat do të ishin pasojat? A i mbron ndalimi fëmijët nga rreziqet e internetit, apo zgjidhja qëndron te edukimi digjital dhe përgjegjësia e prindërve? Të ftuar: Valbona Treska- psikologe Mirgit Vata - Urdhri i Punonjësve Social Aneo Hila - prind Rudina Demneri- Gazetare TCH "Fiks Fare" Klementin Mile- Pedagog