Fëmija u vdiq nga një komedinë, kompania e mobiljeve do t’u paguajë 46 milionë prindërve
07/01/2020 11:44

IKEA do t’i paguajë 46 milionë dollarë familjes së fëmijës që vdiq kur një komodinë e prodhuar prej gjigantit suedez të mobiljeve, ra mbi të, duke i zënë frymën. 2-vjecari Jozef Dudek, ndërroi jetë majin e 2017-tës në shtëpinë e tij, në Kaliforni. I njëjti lloj komodine me peshë 32 kilogramë, ishte tërhequr nga tregu një vit përpara për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e saj, që lindën pas vdekjes së tre fëmijëve të tjerë. Sipas avokatëve, kjo është marrëveshja më e madhe ligjore që arrihet në historinë e SHBA-së për vdekjen aksidentale të një të mituri. Ujdia u përshëndet nga zëdhënësja e IKEA-s. “ Edhe pse asnjë marrëveshje nuk i ndryshon dot ngjarjet tragjike që na kanë sjellë këtu, për hir të kësaj familjeje dhe të gjithë personave të tjerë të përfshirë, jemi mirënjohës që ky proces ligjor, mori zgjidhje”, është shprehur ajo. Prindërit e vogëlushit, Joleen dhe Craig Dudek, thane se ishin “ të dërrmuar” nga humbja e djalit të tyre. “ Nuk e kishim menduar kurrë që një dy-vjeçar mund të shkaktonte rrëzimin e një komodine 76 centimetra të lartë, e që do të mbytej poshtë saj. Vetëm më vonë mësuam se mobilja ishte e paqëndrueshme, dhe kjo për shkak të dizajnit të saj”, thuhej në deklaratën e tyre. Çifti shtoi se vendosi t’i shkonte deri në fund çështjes dhe e bëri atë publike, sepse nuk dëshiron që kjo fatkeqësi t’i ndodhë ndonjë familjeje tjetër. 1 milionë dollarë, Joleen dhe Craig do t’ia dhurojnë grupeve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve nga produktet e rrezikshme.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30