Pamje që nuk lënë askënd indiferent. Një fëmijë me autizëm përballet me dhunë fizike nga nëna e tij, në kushte të rënda jetese dhe në mes të neglizhencës institucionale. Rasti u denoncua fillimisht nga fqinjët, por reagimi mungoi… deri sa gjithçka u bë publike në “Fiks Fare”. Vetëm pas transmetimit, institucionet u detyruan të ndërhyjnë. Shërbimet sociale zbresin në terren, bëhet rivlerësimi i gjendjes dhe nis procedura për sistemimin e fëmijës në një qendër të specializuar, ku ai mund të marrë kujdesin që meriton.