Faza e dytë e “Deputeti që duam”/ Rama: Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit
11/01/2021 10:13

Ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes e platformës së PS “Deputeti që duam. Kryeministri Edi Rama në një komunikim me të përzgjedhurit e fazës së së dytë tha se nga të përzgjedhurit do të dalë edhe skuadra për betejën e 25 prillit. “I falenderoj të gjithë ata që kanë kapërcyer fazën e parë. Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit. Pa ndryshuar politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot në hapësirën tonë të përbashkët. Politika është një forcë për mirë dhe ka lindur për të bërë gjërat së bashku, që veç e veç si bëjmë dot. Kjo nismë e PS, e re, që materializohet për herë të parë, në historinë e re por jo të varfër të PS, ka gjetur mbështetje, sepse 1600 veta, të një gjenerate të re kanë hedhur hapin që të shprehin interesin në mënyrë të guximshëm tanimë kjo fazë është faza e konsolidimit të këtij grupi të ri dhe janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten, më mirë pse-në e kësaj nisme , më mirë edhe fuqinë e ambicies së tyre. Por kjo s’do të thotë se ata që nuk janë përfshirë janë më pak të talentuar apo të prerë për tu përfshirë. Si dhe e kundërta për ata që janë zgjedhur. Unë i inkurajoj ata që nuk kanë kaluar të mos dorëzohen por të kuptojnë se për ta shpalosur potencialin, talentin duhet punë e trajnim. Trajnimi dhe edukimi i vetvetes me të gjitha ato që është e nevojshme kur do të përfaqësosh dhe komunikosh me komunitetin është një domosdoshmëri. Sot janë me ne këtë për këtë arsye drejtuesja e Friedrich Ebert, që do lehtësojnë këtë[proces për ju, duke ju ofruar një platform trajnimi përmes sprovash në proces dhe ne fund do zgjidhen ata që do jenë pjesë e skuadrës sonë. Të gjithë pa përjashtim duhet ta ndiejnë veten pjesë e përpjekjes tonë, është një proces shumë më më i gjerë në shumë fusha. në mandat të 3 prioritet përfshirja e të rinjve në nivelin e qeverisjes. Forca me vullnet dhe pasion”, tha Rama.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41