Një familje nga Berati, me 6 anëtarë jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Kryefamiljari i shtëpisë, Pajtimi Yzi është i sëmurë mendor prej vitesh dhe nuk është trajtuar me kemp apo ndihmë sociale. Por edhe bashkëshortja e tij, Lumturia është e sëmurë me diabet , trompozë , tension e paralizuar dhe sëmundje të tjera. Ata jetojnë në mëshirë të fatit, pa asnjë të ardhur, fëmijët e tyre mbledhin kanoçe për siguruar bukën e gojës.