Familja e fermerëve e zhytur në borxhe: Çmimet e domateve na penalizuan
02/11/2019 15:18

Kjo është familja e Esat Zykollarit nga fshati Gungas i Lushnjes, 13 pjesëtarët e saj prej vitesh kanë jetuar nga të ardhurat që u siguronte toka. Këtë vit ata mbollën 5 dylym sera dhe deri më tani nuk kanë shituar asgjë. Ata kanë vendosur të lenë përgjithmonë tokën dhe Shqipërinë. “Çunat e mi kanë qenë në Greqi, qeveria bëri propagandë dhe tha kthehuni tokës se do të merrni subvencione, bëni sera. U bë 8 vjet që merremi me këtë punë dhe ende nuk kemi marrë lekët që kemi hedhur”, shprehet fermeri, Esat Zykollari. Keni mbjellë domate, kastraveca, speca çfarë do bëhet me këtë prodhim? “Do t’i hedhim të gjitha në tokë e do të ikim, jemi tre vëllezër do shkojmë të gjithë në Greqi. Kredi kam mbi 20 milion lekë të vjetra. Vjen data 20 dhjetor do lekët ai boti”, ka thënë djali i Zukollarit. Sa kredi ke marrë? “Kam marë 22 milion lekë të vjetra dhe vjen fundi e shikojeni vetë”, u shpreh djali i dytë i Zykollarit. Përse nuk shitet ky prodhim? Si është historia e çmimeve të produkteve bujqësore? “Thonë që kanë helme dhe hormone. Shteti le të vijë dhe të kontrollojë serat”, shton ai. Nesër do të nisesh për në Greqi, në cilin qytet do të shkosh? “Në Kret”, tha ai. Çfarë do të bësh atje? “Do të mbledh ulli”, shprehet djali. Një familje prej 13 vetash që tashmë do të ndahet? “Do të ndahen djemtë nga nuset, djemtë nga fëmijët”, tha bashkëshortja. Sa lek ua kanë kërkuar kilogramin e kastravecit dhe të domates? “40 lek të vjetra, ndërkohë që kostoja e kilogramit të kastravecit është 400 lek të vjetra. Ndërsa domaten domaten na e kanë kërkuar 150 lek të vjetra, ndërkohë që kostoja është mbi 300 lek të vjetra”, shton djali.

Top News-Parandalohet krimi në Paskuqan/ Arrestohet me eksploziv e maskë silikoni autori
06/04 10:48
Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04 10:47
Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37