3 vite pasi u kthye nga emigracioni, Mariglen Tera nga fshati Vidhas i Elbasanit investoi në këtë serë me lule. Por çfarë ndodhi? Edhe pse investimi ishte në fillimet e tij, pandemia pothuajse e falimentoi. Një pjesë e mirë e këtyre luleve janë një sezonale, çka do të thotë, që e gjithë kjo do të shkatërrohet në pamundësi për t’u shitur. Pjesa më e madhe e këtyre luleve ishin të porositura për Ditën e Verës nga dyqanet e luleve të cilat marin furnizim në këtë ditë të rëndësishme për Elbasanin. Ndërkohë çdo gjë mbeti këtu dhe u shkatërrua duke shkaktuar humbje të mëdha për këtë familje.