Arrestimi i 12 personave, të enjten në qytetin e Shkodrës, ka nxjerrë në pah fenomenin negativ që ka njohur rritje të konsiderueshme vitet e fundit. Një vrojtim i posaçëm i Bankës së Shqipërisë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar gjeti se, 17 për qind e borxheve që kanë aktualisht familjet janë marrë nga burime informale.