Facebook-u, më shumë sesa kënaqësi, paska qenë një lloj detyrimi për Angela Merkelin. Shefja e ekzekutivit gjerman vendosi ta mbyllë profilin e saj në rrjetin më të madh social të globit dhe përmes një videoje të postuar aty, sqaroi se duke mos qenë më kryetare e CDU-së, ka vendosur ta hedhë tani këtë hap.