Exclusive – “Top secret”/ Shërbimit Sekret Shqiptar – 27 Qershor 2021
27/06/2021 21:00

Për herë të parë një kamera hyn brenda mureve të Shërbimit Inteligjent Vendas. Agjentët e fshehtë të SHISH tregojnë për EXLUSIVE sekrete të deklasifikuara, si rekrutohen dhe si përzgjidhen. “Shihet sa i përshtatshëm është kandidati, a është një individ që është social, që është i pranueshëm që ka besim në vetvete”, tha agjenti i fshehtë. “Jo ne nuk jemi kutia e zeze, jemi kutia e bardhë që përpunon informacion”, tha një agjente e fshehtë. Cili është misioni dhe historia e Shërbimit Informativ të Shtetit? Agjentë të shërbimit të fshehtë vendas kanë humbur jetën ndër vite në emër të sigurisë kombëtare, por të dhënat e tyre nuk bëhen asnjëherë publike.