Bilanci i koronavirusit në botë është momentalisht rreth 300 mijë të prekur dhe 13 mijë viktima. Pas Italisë, vendi më i prekur, Spanja po sjell shifra shqetësuese. Ministria spanjolle e Shëndetësisë, ka raportuar një rritje prej 32 përqindësh të viktimave nga Covid-19 me 1326 vdekje të konfirmuara, e dyta më e larta në Evropë pas Italisë. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, paralajmëroi në një konferencë për shtyp se më e keqja pritet akoma të vijë dhe se ditë shumë të vështira na presin përpara.