“Era Trump po ndihet në Shqipëri”, Zheji flet për ndikimin e SOROS dhe vendimin për Veliajn
12/02/2025 23:59

Gjashtë orë të tensionuara ka qenë seanca për masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenëve. Dhe pse avokatët e Veliajn kanë kërkuar garanci pasurore për lirimin e tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin vendosi të lërë në qeli kryebashkiakun. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa do të jetë në detyrim paraqitjeje. Arrestimi i Erion Veliajt ka turbulluar politikën në vetëm tre muaj para zgjedhjeve parlamentare. Vetë kryeministri Edi Rama ka trumbetuar se SPAK është krijimi i maxhorancës dhe jo ndërkombëtarëve, por retorika në këto dy ditë ka ndryshuar në 360 gradë. Madje ai shkoi dhe më tej duke thënë se mandati i katërt në rast të fitores në zgjedhje do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë.

Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt, pas takimeve të kortezisë me politikën ka nisur zyrtarisht punën me një takim në zyrat e SPAK. Për të treguar se drejtësia dhe institucionet e pavarura janë në focus të amerikanëve, diplomati amerikan dha garanci për mbështetje nga SHBA. Lëvizja e gjeneralit amerikan Wendt vjen 48 orë pasi kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka nisur hetimin e një prej çështjeve për atë që cilësohet si një tjetër aferë e qeverisë që lidhet me çështjen e armatimit. Ishte ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj nga arratia ai që publikuar një material në të cilin pretendonte se në Shqipëri kishte një skemë për trafikimin e armëve nëpërmjet kompanisë publike KAYO-s. SPAK ka bërë kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit, Ron Yeffet. Nuk ka qenë kjo e vetmja masë që është kryer nga drejtuesit e SPAK, pasi ata kanë sekuestruar dhe telefonin e izraelitit Yeffet, duke shpresuar se do të gjenin prova të tera. Ardi Veliu, kreu i Kayo-s dhe ish-drejtuesi i policisë, po ashtu ka pasur të njëjtin fat, ndërkohë që dhe biznesmenja Arjeta Puca. Kjo e fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me izraelitin Yeffet dhe kanë investuar së bashku në një biznes privat. Ditët në vijim, pritet që të dy personat të merren në pyetje. Pjesë e skandalit të mundshëm është dhe ministria e mbrojtjes, pasi Aleks Markut, sekretarit të përgjithshëm i është sekuestruar telefoni. Çfarë po ndodh me hetimet e SPAK? Kush po goditet dhe çfarë pritet të dalë nga hetimet?
05/10 22:53
“Ka shkelje të barazisë së tenderave”, Manjani ndal Rakipllarin: Ç’punë ka Yeffeti me tendera?!
05/10 22:41
Trafik armësh apo përgjime spiunazhi? SPAK trondit kompanitë e armatimit! Kush është Ron Yeffet?
05/10 22:38
Kush e përgjoi Ron Yeffet? Karamuço flet për shërbimet dhe trafikun e armëve në Shqipëri
05/10 22:25
Denoncimi i Këlliçit: Timak abuzoi me pronat e ushtrisë! Manjani: Ia hodhi Ukrainës, s’ka problemi
05/10 22:19
“Të heqin qafe ata…kush është pas Roni Yeffet?”, Manjani përplaset me Rakipllarin: Ku është shteti
05/10 22:16
“Mos dëgjoni idiotët e dobishëm!S’ka trafik”, Beci kundër Vengut: Unë e SPAK jemi idiotë krenarë
05/10 22:11
“S’vendosë ministri fituesin”, Duma ndal Vengun: Mos fol për procedurë, Yeffet çfarë përfaqëson?
05/10 22:03
Duma pyet troç Vengun: Çfarë përfaqëson Roni Yeffet, pse fitoi ai prodhimin e armëve në Shqipëri?
05/10 22:01
“Trafik armësh, Made in Albania me sprajt në armë”, Beci shpjegon skemën: Ti e di që ka probleme
05/10 21:57
“Ore i keni dhënë tokën, dhatë 20 mijë metra”, Rakipllari përplaset me Vengun: Jo, jo! E ke gabim!
05/10 21:50
Ish-ministri Vengu: KAYO është pronë e shtetit! Nuk janë 5 kompani por janë 6…
05/10 21:41
Ish-ministri Vengu: KAYO është pronë e shtetit! Nuk janë 5 kompani por janë 6…
05/10 21:40
SPAK akuza për trafik armësh, kompanitë që bashkëpunojnë me KAYO, Qyno: Arjeta e Roni Yeffet pas tyre
05/10 21:35
Goditje e fortë e SPAK! Kompania e armëve në Shqipëri,Gazetari flet për rolin e Ron Yeffet në tendera
05/10 21:23
Më vodhën kamerat” Adi Hila përfundon në Polici! Kush i nxorri videot erotike me këngëtare?
02/10 00:06
Ndryshon Kodi! Ligj i ri liron nga burgu Veliaj dhe Metën? A do të bien akuzat për Ballukun?
01/10 23:28
“Mi kanë hakeruar kamerat”, Harlicaj jep detajet: Adi Hila foli para Policëve
01/10 23:26
Ndryshon sërish drejtësia në Shqipëri? Karamuço flet për ndryshimet! A do lirohen të burgosurit?
01/10 23:24
“Rama i tha kreut të SPAK, pse arrestove kreun e SHISH?”, Kapri: Vlora Hyseni përgjoi prokurorët
01/10 23:18