“Goca dhe Gra”, programi që bashkon katër moderatore, të cilat janë njëkohësisht edhe të ftuara: Ori Nebijaj, Orinda Huta, Selin Bollati dhe Ema Andrea. Një talk show mbi çështje të mprehta dhe tema për të cilat flasim të gjithë, parë nga një këndvështrim ndryshe. Çdo javë, tryezës së diskutimit i bashkohen të ftuar specialë, emra të njohur dhe të dashur për publikun, me rrëfime ekskluzive dhe histori personale që nuk i keni dëgjuar më parë.