Episodi i plotë – Dua të të bëj të lumtur, 27 Qershor 2020
28/06/2020 10:11

Dua të të bëj të lumtur nën autorësi dhe moderim të Arbana Osmani, programi më emocionues në Top Channel. Çdo të shtunë në prime time në ekranin e "Top Channel" histori me tematika të ndryshme nga njëra-tjetra ku përfshihen: konflikti, dashuria, frymëzimi dhe situatat gazmore. Programi i cili sjellë çdo javë histori frymëzimi, të njerëzve që ia kanë dalë edhe kur e kanë pasur fatin kundër; nëna të vetme; njerëz me aftësi ndryshe, që luftojnë kundër pamundësive të tyre fizike; familje që kanë dalë nga tragjeditë, duke ia nisur nga e para; fëmijë të mbetur në udhëkryq që kanë gjetur të vetëm rrugën e duhur; njerëz që kanë prekur skamjen pa humbur dinjitetin; ata që vuajnë nga sëmundje të rënda e që megjithatë luftojnë për një ditë më shumë... “Dua të të bëj të lumtur” sjell historitë e tyre, për t’iu treguar që nuk janë vetëm dhe që të gjithë bashkë mund t’ia dalim.