Shqipëria po përballet me kosto të larta për sigurimin e energjisë elektrike. Ndryshe nga vjet situata hidrike në Liqenin e Fierzës, në të cilën grumbullohet rezerva kryesore energjetike e vendit, është mjaft e përkeqësuar dhe specialistët kane filluar të flasin për krizë prodhimi si ajo e viteve 2006-2007.