“Ëndërrtjerrësit”, çdo të diel në ekranin e Top Channel!
19/01/2022 16:07

Për herë të parë, ata do të bëhen të gjithë bashkë! Çdo të diel, në orën 21.00, vjen “Ëndërrtjerrësit”. Kujtime e të pathëna, pamje të pa transmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që e kanë bërë Top Channel ekranin e të gjithë shqiptarëve. Personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, kanë folur për të gjithë, me gjuhën e të vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit. Në 13 episode do të ndërmarrim bashkë një rrugëtim përmes imazheve dhe kujtimeve. Do të kthehemi pas në kohë. Do shkojmë aty ku nisi, me ëndrrën e një njeriu që u bë dhe ëndrra e një grupi të rinjsh të pasionuar që asokohe se dinin se e kaluara e tyre do të bëhej realiteti dhe ardhmja e të gjithë shqiptarëve. Janë ata ëndërrimtarët e dikurshëm që kthehen pas në kohë për t’u rrëfyer ashtu siç njeriu rrëfehet përpara pasqyrës. Do të shohin veten aty dhe përmes saj edhe televizionin ku punuan dhe u rritën. Do të mësoni ngjarje dhe histori që kujtesa publike dhe as ajo institucionale nuk i ruan dot sepse janë kujtimet e asaj që ndodhte pas çdo lajmi, pas çdo rrëzimi qeverie, pas çdo katastrofe, pas çdo loti dhimbjeje apo gëzimi. Do të njohim të vërteta të pathëna më parë, ato të vërteta që e bënë televizionin Top Channel jo vetëm ekranin e të gjithë shqiptarëve por dhe udhërrëfyes në krijimin e një identiteti kombëtar… Në episodin e parë do të zbuloni se cili është mëkati më i madh që mund të bënte dhe bëjë një gazetar në Top Channel. Për herë të parë gjithashtu do të shihni sesi kanë qenë Olta Gixhari dhe Marina Mema në daljen e tyre të parë në ekran, kur konkurroni si velina të “Fiks Fare”. A do i njihni dot?!…Ju sigurojmë se në 13 episodet do të keni çdo herë diçka për të zbuluar e për të parë për herë të parë. Sepse motivi në Top Channel edhe pas 20 vitesh mbetet po i njëjtë “Lajmi më parë kalon nga ne”…

Vitet e fundit, epoka e klikimeve – Ëndërrtjerrësit (Dokumentari)
16/04 09:23
Prapaskenat e “Big Brother”…- Ëndërrtjerrësit (Dokumentar)
15/04 23:00
Viti 0, pamje të rralla, çfarë ndodhte kur ndërtohej Top Channel!- Ëndërrtjerrësit (Dokumentar)
15/04 23:00
Imazhet dhe programet e para në ekranin e Top Channel- Ëndërrtjerrësit (Dokumentar)
15/04 23:00
Në pritje të një vajze? Ledion Liço flet për lajmet e bukura në TCH- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:10
Prapaskenat e këngëve të fundvitit, nga stonimet tek qejfmbetjet pas publikimit- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:10
Njihuni me njerëzit e padukshëm në ekranin e TCH- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:09
Nga diegia e kitarës LIVE, tek dashuritë që lindën brenda orkestrës- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:09
“Në orkestrën e Top Channel gjeta edhe nusen”- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:09
I mbani mend? Siglat që bënë histori në 20 vite Top Channel- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:08
E pazakontë, zbulohet se si është krijuar rrahja e zemrës tek kënga e njohur “Xhamadani vija-vija”
08/04 23:08
“Në 12 të natës, më hodhi poshtë emisionin”, Silva Babaramo ia thotë në sy Ledion Liços
08/04 23:07
Promoja më e bukur për ty? Ledion Liço ka një të preferuar!- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:07
E pazakontë/ Kur regjisori merr regjinë me vete në studio!- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:07
“Kujtimi më i bukur”, kënga që Ledion Liços i kujton Londonin e vogël- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:06
Ledion Liço tregon shqetësimin e të ëmës, sa herë që publikohej kënga e fundvitit!- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:06
“Ua… Marin Mema, si bilbil” Të qeshura në shtëpinë transparente- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:06
Pasi i shpëtoi vdekjes, u ngjit në skenën e “Top Fest”- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:05
Mijëra spektatorë në këmbë, momenti emocionues nga “Top Fest 7”- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:04
Emocione të forta/ Ledion Liço tregon pengun më të madh!- Ëndërrtjerrësit
08/04 23:04