Në këtë episod të Pushime on Top do të shkojmë nga Jugu i Green Coast dhe hotelit me 5 yje MGallery, në Shkodrën e bukur që bën këdo të dashurohet, e më pas në Korçën plot kulturë. Risitë e sezonit veror në MGallery do ju bëjnë të kuptoni edhe më mirë përse ky hotel është i cilësuar më i miri në Shqipëri. Në Shkodër, është hapur risia më e re, Hotel Vatër që edhe misionin e vet e ka si një "vatër" të ndihet kushdo si në shtëpi. E në Korçën e bukur do të ndiqni një intervistë me aktoren, moderatoren, tekstshkruesen si dhe këngëtaren Rozana Radi pasi ka performuar "8 persona plus" me regji të babait të saj të ndjerë, regjisorit Ferdinand Radi, si dhe në ditën e saj të lindjes.