Emiratet Arabe 2 miliard euro investim, transformohet Porti i Durrësit
14/12/2020 12:05

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe parashikon transformimin e porit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Muhammed El Alabbar president i EMAAR Group me qendër në Emiratet e Bashkuara, panë në terren të gjithë zonën ku parashikohet ndërtimi portit të ri. Projekti parashikon edhe një mori investimesh transformuese, përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit. Pak përpara largimit nga Tirana Muhammed El Alabbar në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, fillimisht i përgjigjet pyetjes se përse Emiratet Arabe krahas ndërtimit të lagjes së re në Durrës, përfshihet në këtë projekt në portin e këtij qyteti. Muhammed El Alabbar: Unë besoj se si rezultat i marrëveshjes së investimeve me qeverisë së Emirateve dhe asaj shqiptare tashmë është ngritur një platformë e mirë për të bashkëpunuar mes kompanive, qeverisë tuaj dhe Emirateve në të punuarit bashkërisht. E kështu Durrësi duke i parë historinë e kulturën, trashëgiminë që ekziston, është vendi i duhur për të gjithë ne në këtë bashkëpunim. Muhamed Veliu: Le të flasim për detajet e këtij projekti. Përveç ndërtimit të portit çfarë parashikohet për pjesën e përparme të tij? Muhammed El Alabbar: Gjatë të gjithë jetës time jam marrë me zhvillim zonash të një hapësire të madhe. Të tilla zona përfshin një ndërthurje objektesh. Natyrisht kur ndërtohet një port marinë, sikurse ato ekzistuese të madhësive të mëdha në Mesdhe, ne rindërtojmë edhe pjesën e përparme pra të bregut të detit. Kjo do të ndodhë edhe në Durrës duke përdorur metodat inxhinierike e projektuese më të avancuarat të kohës. Do të ndërtohen apartamente, hotele, qendra tregtare përfshi ambientet argëtuese. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur një infrastrukturë të klasit të parë. Për këtë duhet menduar se si rimodelohen rrugët, parqet dhe mbi të gjitha çdo ambient për njerëzit që ata ta jetojnë jetën me ato shembuj më të mirë që janë ndërtuar në botë. Avantazhi im është se e kam bërë këtë punë gjatë përgjatë 30 viteve të fundit me stafin tim profesionist. Këtu do të sjell më të mirën e të gjithës asaj çfarë kemi mësuar, kjo për Durrësin.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19