Elez Biberaj lë drejtimin e VOA/ E larguan sepse qëndroi jashtë ndikimeve të kampit Trump
09/12/2020 15:39

Mediat amerikane raportojnë se administrata në ikje e presidentit Trump vijon përpjekjet për të mbajturt nën kontroll televizionin dhe radion Zëri Amerikës. E gjitha kjo vetëm e vetëm që VOA në politikën e saj editoriale mos të kritikojë Donald Trump. Sipas medias amerikane NPR Michael Pack drejtor i Agjencisë Amerikane për Median globale, i emëruar nga presidenti Trump, kërkon të emëroj si drejtor të Zërit të Amerikës Robert Reillyin, me pikëpamje të hapura konservatore. Në postin e drejtorit të VOA si i komanduar 6 e fundit ka shërbyer shqiptari Elez Biberaj i cili ka ndjekur një politikë editoriale, jashtë ndikimeve të kampit Trump. Për ti hapur rrugë emërimit të Robert Reilly, Michael Pack drejtor i Agjencisë për Median globale, prej të cilës varet VOA, ka informuar Elez Biberajn se përballë dorëheqjes apo daljes në pension ai të rikthehet në pozicionin e mëparshëm si drejtor për Euro-azinë. Media amerikane NPR thekson se Elez Biberaj gazetari veteran në Zërin e Amerikës u emërua nga vetë Pack si drejtor i komanduar i VOA dhe se ai mund të largohej në çdo kohë nga ky post. Megjithatë prej Korrikut e deri në Dhjetor Elez Biberaj asnjëherë nuk iu kundërvu publikisht Michael Pack por në mënyrë të shpeshtë i përsëriste redaksisë së lajmeve, rëndësinë e pavarësisë dhe kredibilitetin të VOA. Kjo bëri që Michael Pack në mënyrë publike të kundërshtonte një valë raportimesh investigative të gazetarëve të VOA që sipas tij ishin të njëanshme anti-Trump. Përballë kësaj situate Elez Biberal javën e shkuar i dërgoi një letër stafit të tij duke I uruar sukses pasardhësit. “Gjashmë muajtë e fundit mbase kanë qenë më sfiduesit në historinë e Zërit të Amerikës” shkuan Elez Biberaj i cili thekson se mardhënia mes Agjencisë Amerikane për Median Globale dhe Zërit të Amerikës është për ta ardhur keq që ishte e kundërt”. “Disa zyrtarë të agjencisë dështuan të respektojnë rregullat, protokollet dhe proceset që unë i konsideroj të pa cenueshme. Tentativat për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës janë kërcënim për të minuar kredibilitetin e fituar me shumë punë në një kohë kur demokracia globale po bën hapa pas dhe kërcënimi ndërkombëtar po kërcënon vlerat dhe udhëheqjen e SHBA”. Ky zhvillim me Zërin e Amerikës, që ka një audiencë botërore prej 350 milion njerëzisht zhvillohet në një kohë kur me të gjitha gjasa presidenti I ardhshëm Joe Baiden mund të shkarkojë Michael Pack drejtor i Agjencisë Amerikaner për Median Globale.

Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57