Një fermë e re e avokadove në jug të Kenias është përballur me kritika të banorëve për bllokimin e rrugës natyrale të emigracionit të elefantëve. Konflikti për tokën rreth 73 hektarë në hijen e malit legjendar Kilimanxharo, tregon për përpjekjen e mbijetesës së elefantëve dhe kafshëve të tjera të botës së egër, përballë rritjes së kërkesës për prodhime ekzotike bujqësore për vendet e pasura. Pamjet: AFP