Ernejt Shyti, autori i ekzekutimit të Behar Sofisë, mëngjesin e 25 shkurtit, ka dalë sot para trupës gjykuese. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel brenda në gjykatë, Shyti shihet me kokën ulur ndërsa është veshur sportiv dhe mban maskë AntiCovid. Së bashku me Ernejt Shytin para Gjykatës kanë dal edhe tre bashkëpunëtorët e tij. Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.