Ekzekutohet 33-vjeçari në Rrogozhinë/I zunë pritë 200 metra nga banesa e tij, daja: La djalin 2-vjeç
15/09/2020 15:33

Klevis Kapllani 33 vjeç, nga fshati Sinaballaj i Rrogozhinës, u ekzekutua brenda makinës së tij pak metra larg shtëpisë. Ka qenë pikërisht grumbulluesi i qumështit të zonës i cili e ka gjetur atë pa shenja jete rreth orë gjashtë mëngjesin e kësaj të marte, e ku më pas ka njoftuar policinë. Dyshimet janë se autorët kishin vendosur shkurre për t’i zënë rrugën viktimës, ndërsa ata vet mendohet se ishin fshehur pas një godine nga ku edhe kanë qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit me disa plumba. Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se ekzekutimi i Klevis Kapllanit është bërë me një armë me silenciator, pasi banorët e zonës, nuk kanë dëgjuar të shtëna. 33 vjeçari, mësohet se ka qenë i dënuar në Itali për çështje të trafikut të drogës dhe prej dy viteve ishte kthyer përsëri në fshat, ku kishte filluar të merrej me bujqësi. Banorët e zonës dhe të afërm shprehen se nuk kanë pasur dijeni që viktima të ketë pasur probleme. “Nuk ma do mendja që të ketë pasur probleme……Janë çuna shumë të mirë, me asnjë nuk janë ngatërruar. Unë sot e mora vesh që kishte vdekur, se nuk e dija. Jam habitur…..E kemi çun teze, e ka burri. Nuk dimë gjë, sepse ne jemi nga Paprri Elbasanit.” Daja i Klevis Kapllanit, tha për Top Channel, se ky atentat ka qenë i paramenduar dhe kërkon nga autoritetet zbardhjen e vrasjes së nipit të tij.

Top Channel/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
25/03 10:12
Top News – Edhe Erion Braçe paraqitet në SPAK, dyshohet për një padi për shpifje
25/03 10:05
Top Channel/ Erion Braçe në GJKKO, deputeti paraqitet për një çështje gjyqësore për shpifje
25/03 09:43
Top Channel/ Kishin bluza kuqezi, Serbia arreston 4 shqiptarë në autostradë
24/03 23:19
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Laç, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet
24/03 23:09
Top News- “Babi ishte konfliktual”, detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec
24/03 22:50
Top News- Hetimet për ‘21 Janarin’/ Mark Nika takon Klodian Brahon në SPAK: Do kemi zhvillime
24/03 21:57
Top News – Marta Kos: SPAK, punë ekselente / ‘Korrupsioni problem nëse pranohet nga shoqëria’
24/03 21:57
Top News- Debate në gjyqin ndaj Veliajt/ Aktet hetimore përplasin SPAK me avokatin mbrojtës
24/03 21:56
Top News – Tragjedi në Roskovec / Burri 80-vjeçar vret gruan e tij me pushkë brenda banesës
24/03 20:12
Top Channel/ Arratiset anija në Durrës, largua nga Porto Romano pa asnjë lajmërim
24/03 20:01
Top Channel/ Debatet në gjyqin e Veliajt, avokati i ri përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore
24/03 19:56
Top Channel/ Krim brenda familjes në Roskovec, burri vret me armë gruan e më pas…
24/03 18:54
Top Channel/ Pogradeci në prag të sezonit të ri turistik, nis aksioni i pastrimit në gjithë qytetin
24/03 18:52
Top News – Regjistra biznesi të modernizuar / EBRA takim në Tiranë, Ibrahimaj: Drejt digjitalizimit
24/03 18:41
Top News – Bardhi shpërthen kundër Marta Kos. ‘Shqiptarët s’janë të korruptuar, përgjegjësi e Ramës’
24/03 18:20
Top News -Edhe BE dënon dhunën në protestë. ‘Opozita e ka vendin në parlament, sidomos për reformat’
24/03 17:28
Top News – DataLog dhe DBvisit në Shqipëri. Mbi 25 vjet eksperiencë, mbrojtje e sigurt e të dhënave
24/03 17:23
Top Channel/ Prezantohen 50 peizazhet e Përvathit, një udhëtim artistik nga veriu në jug
24/03 15:31
Top Channel/ Kisha Katolike dhe Rama ftojnë Papa Leonin për jubileun e Zojës së këshillit të Mirë
24/03 15:29
DIGITALB DIGITALB