Ekzekutimi mafioz i Behar Sofisë/ Atentatori e ka ruajtur disa ditë te dera e pallatit
26/02/2021 10:49

Policia ka vijuar në mënyrë intensive hetimet për vrasjen e bujshme mafioze e Behar Sofisë në qendër të Tiranës mëngjesin e së enjtes. grupi hetimor që po punon për zbardhjen e krimit ka marrë në pyetje pasditen e së enjtes familjarët e 66 vjeçarit të cilët kanë mohuar që të kenë pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit. Familjarët i kanë pohuar policisë se Behari kishte dalë të pinte kafe e më pas do të bënte pazaret e ditës dhe do të kthehej në banesë. Sipas tyre, kur doli, 66 vjeçari nuk u tha nëse kishte lënë të takohej me njeri. Ndërkaq nga këqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç familjarëve. Deri tani janë të shoqëruar për t’u marrë në pyetje të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar. Behar Sofia, një emër mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë, u ekzekutua në një atentat mafioz mëngjesin e së enjtes, vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës, në zonën pranë Piramidës. 66-vjeçari jetonte pranë një qendre tregtare në buzë të lumit Lana, në një zonë shumë të populluar në kryeqytet dhe ka dalë prej banesës pak minuta para se ta qëllonin me silenciator. Hetimet kanë zbardhur gjithashtu edhe disa të dhëna që lidhen me autorin e krimit, nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se atentatori e ka pritur tek dera e pallatit disa ditë. Ndërsa mëngjesin e së enjtes e gjurmoi nga dera e pallatit deri përballë Piramidës ku dhe e qëlloi me një plumb në qafë e tjetrin në shpatullm me një armë me silenciator. në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy gëshojat e plumbave . Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është meso-burrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë. Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte edhe disa markete dhe kopshte.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12