Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë. Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.