Në muajin e kujtesës, për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare çelet një ekspozitë me libra të ndaluar gjatë komunizmit. “Është pjesë mjaft e rëndësishme ky kombinimi i librave, i autorëve të rezervuar me autorët shqiptarë dhe ata të huaj me dokumentacionin që vinin në lëvizje mekanizmin. Ky është një dokument i pari që ne kemi gjetur në mars të vitit 1948. Është vendim i gjykatës me listën e autorëve dhe librave të ndaluar”, shprehet Piro Misha, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare.