Ekspozitë kushtuar grave/ 100 piktorë e skulptorë nga Shqipëria e Kosova ekspozojnë në Sarandë
08/03/2021 15:37

100 piktorë dhe skulptorë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora po çelin sot në Sarandë ekspozitën “Artistët për gratë” Ky event kushtuar ditës së gruas përkon edhe me 100 vjetorin e bashkisë së Sarandës. “Fillimisht i gjithë koncepti i këtij aktiviteti ishte të bëheshim bashkë 100 artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse për ti thënë njëzëri “Stop dhunës ndaj vajzave dhe grave”, tha Jona Dividi piktore dhe kuratore e ekspozitës. Për shkak të pandemisë galeria e artit në Sarandë nuk ka arritur dot ti presë të 100 artistët megjithatë një pjesë e tyre janë prezent sot këtu në Sarandë dhe janë të frymëzuar nga një ngjarje që edhe në kohë normale do të ishte e vështirë për tu organizuar. “Arti është një mision i madh si për edukimin dhe për pasionin e madh që përcjellin artistet femra”, tha Adriana Puleshi piktore. “Unë kam sjellë në ekspozitë punën “Gruaja lule”, ashtu i shoh, ashtu janë jo thjesht në raportin primar sesa në shenjtërimin e tyre”, tha Arif Lushi piktor. “Jemi të nderuar që ne qytetin e Sarandës ekspozojnë 100 artistë veprat e së cilëve i dedikohen figurës së nënës, së gruas, bashkëudhëtares së jetës”, tha Lefter Çeko piktor drejtues i galerisë. Është një qasje shumë pozitive e artit jo vetëm për të fuqizuar gratë por gjithashtu për të sjellë ngjyra, portrete, kompozime në prag të pranverës dhe në prag të një sezoni të ri ku të gjithë besojnë se do të ketë më shumë shpresë dhe më shumë vizitorë.

Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
DIGITALB DIGITALB