Eksportet kanë vijuar përmirësimin edhe gjatë gushtit, por mbeten ende shumë larg niveleve të një viti më parë. Instituti i Statistikave raporton se muajin e kaluar eksportet arritën vlerën e 20 miliardë lekëve, me një tkurrje prej 3.4% kundrejt një viti më parë , teksa kundrejt korrikut rënia vlerësohet më e thellë prej 21.1%. Ndikimin më të madh në ecurinë pozitive të eksporteve e ka dhënë grupi i tekstileve dhe këpucëve, të njohura ndryshe si fasonët të cilët kanë parë një rritje të ndjeshme prej 5.2%. Përfaqësuesit e sektorit shpjegojnë se rritja ishte e pritshme dhe lidhet kryesisht me mbylljen e kontratave të planifikuara për sezonin vjeshtë-dimër 2020.