Eksportet shqiptare u ulën për të dytin muaj rresht në shkurt, duke sinjalizuar se ky mund të jetë një vit i vështirë për kompanitë që punojnë me tregjet e huaja. Instituti i Statistikave raportoi se, muajin e kaluar, Shqipëria eksportoi 23 miliardë lekë mallra në tregjet ndërkombëtare, ose 5.4 për qind më pak sesa shkurti i vitit të kaluar.