Janari ka rezultuar pozitiv për eksportet shqiptare, që duket se po i rikthehen rritjes në 2021 pas një goditje që morën vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Sipas të dhënave të Instat, muajin e kaluar janë eksportuar 24 miliardë lekë apo rreth 194.2 milionë euro mallra “Made in Albania”, me një rritje të lehtë prej 3.1% kundrejt janarit 2020.