Në këtë episod të Pushime on Top do të ndiqni një nga aventurat më të bukura që kemi bërë deri më tani për sezonin, në një nga vendet më të bukura në Shqipëri. Do të eksplorojmë së bashku Kanionin e Osumit, një perlë e natyrës së vendit tonë që duhet të vizitohet nga kushdo. Nga ana tjetër do të ndiqni një intervistë fantastike me një artiste, këngët e së cilës duket se nuk pyesin për vitet që kalojnë, Ronela Hajati, e cila ka folur për projektet, por edhe jetën, mbi të gjitha atë romantike.