Ekspertja i mëson bizneset si të mashtrojnë për të fituar fondet IPARD nga AZHBR-ja – Fiks Fare
26/12/2023 20:45

Lajmi se Brukseli pezulloi fondet për bujqësinë në verë, për shkak të abuzimeve të shumta, ishte si një rrufe në qiell të hapur për qeverinë shqiptare. Por para se të dilnin në sipërfaqe këto në Janar të 2023 flitej se do të hapej IPARD III. Këtu merr zanafillën edhe denoncimi i Fiks Fare. Malvina Kuqi pronare e fabrikës “Extra Farm Albania”, me kohëzgjatje në treg prej 7 në prodhim për blegtorinë iu drejtua Fiksit pikërisht për një mashtrim që i është bërë. "Ne donim të merrnim një fond nga AZHBR, se kishim dëgjuar që ishte për bujqësi dhe blegtori. Donim të bënim kaparonin tonë që ne të fusim makineri të tjera. Të zgjerojmë aktivitetin. Filluam të interesoheshim për të bërë aplikimin. Na thanë se mund të ishim përfituar" tregon znj Kuqi. Për të qenë përfitues i kishin rekomanduar që të lidheshin me një zyrë konsulente, për të plotësuar dosjen. Zyra më pas bënte edhe aplikimin. "Konsulentja quhet Irena Shabanllari, kemi shkuar me ekstraktin e punës. Na tha se e përfitojmë. Duhet të bënim aplikimin. Na tha se të gjithë shumën e donte në fillim. Ok i thamë, se donim ta përfitonim. I kam bërë pagesën në bankë. Flitej se do hapej në janar IPARD 3, në vitin 2023. Shuma që paguam konsulenten ishte 6 mln lekë të vjetra. Ne nuk bëmë kontratë. Ne ramë dakord që ajo do bënte pjesën e saj" vazhdon denoncuesja. Konsulentja Shabanllari u kishte thënë se merrej me këtë punë dhe kishte bërë edhe shumë projekte të tjera që kishin rezultuar fituese. Kjo sipas denoncueses pasi konsulentja kishte njohje në zyrat e shtetit. Vazhduan me bërjen e projektit dhe çdo gjë gati, por që aplikimi nuk u bë sepse nuk u hapë IPARD 3. Ndërkohë paratë u dhanë. Sot e kësaj dite ende nuk janë kthyer, por ekspertja Shabanllari edhe pse ka kaluar gati një vit i sorollat duke thënë se do ua kthejë paratë.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30