Ekskluzive/ Stadiumi do quhet “Air Albania”. Arrihet marrëveshja me kompaninë ajrore shqiptare
09/11/2019 12:02

Ndeshja e 17 nëntorit mes Shqipërisë dhe Francës do të inagurojë stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”. Ky do të jetë emri që do të mbajë impianti më i madh dhe më modern sportiv i ndërtuar në vendin tonë. Kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtarë për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 euro në vit. Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarburesh BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal. Gjithçka mes kompanisë Air Albania dhe shoqërisë aksionere “Qëndra Kuqezi ” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë ehe udhë zyrtare këtij bashkëpunimi. Një emër kompercial për një stadium ndodh për herë të parë nëv endin tonë dhe ka qenë shepsh herë edhe temë debati dhe diskutimi, megjithatë kjo është një nga mënyrat më të mira të administrimit të impianteve të tilla sportive të cilat kanë një kosto të lartë mirëmbajtjeje vjetore. Ndërkohë që në mbarë botën praktika të tilla ku kompani të mëdha sponsorizojnë dhe vendosin emrat e tyre në emra klubesh apo impiantesh futbolli, janë të shumtë. Vetëm një ditë më parë kompania e studimit dhe këshillimit të bizneseve për të maksimalizuar të ardhurat Duff&Phelps, ka analizuar tregun e emrave komercial që mbajnë impiate të ndryshme sportive në Europës. Sipas këtij studimi në Bundesligë 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, ndërsa në Premier League janë 30% e impianteve me emra të tille, 10% në Serie A dhe Ligue 1 dhe 5% në La Ligan e Spanjës. Në Bundesligë, 28% e akordeve për emrat e stadiumit janë me kompani financiare, 17% me kompanitë e automobilizmit, 5% me kompanitë e energjisë dhe 33% me kompani të tjera

Top Channel/ Një hap larg Botërorit, Shqipëria përballë Polonisë për të mbajtur gjallë shpresën
26/03 12:53
Top Channel/ Olsi Rama në hotelin e Kombëtares në Varshavë, takohet me ish-lojtarët e Partizanit
26/03 12:24
Top Channel/ “Finalja” e Botërorit për kuqezinjtë, polakët ‘blindojnë’ tifozët shqiptarë në Varshavë
25/03 22:31
Top Channel/ Finalja e parë me Poloninë, Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencë: Dy muaj pa gjumë
25/03 22:31
Top News – Kombëtarja drejt ëndrrës Botëror/ Gjimshiti-Do të jemi gati për të dhënë maksimumin
25/03 20:29
Top Channel/ Shqipëria mbërrin në Poloni, nesër luhet “play off” i Botërorit
25/03 20:09
Top Channel/ Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes…
25/03 17:46
Top Channel/ “Nuk duhet të qahemi”, Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër
25/03 17:45
Top Channel/ “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë
25/03 17:44
Top Channel/ Dueli me Poloninë, Gjimshiti: Do provojmë çdo gjë për këtë ëndërr, fokusi është fitorja
25/03 17:23
Top News – Sfida me Poloninë në Playoff/ Strakosha-Mund të shkruajmë historinë për Shqipërinë
25/03 13:32
Top Channel/ Stërvitja e fundit në Tiranë, kuqezinjtë të mërkurën drejt Polonisë për play off
24/03 20:03
Top News – Është debutes me kombëtaren/ Bujar Pllana, optimist për ndeshjen me Poloninë
24/03 19:17
Top News – Për ëndrrën e Botërorit/ Kosova nis punën për ndeshjet e Playoffit
24/03 10:32
Top Channel/ Hysaj: Ëndrra është Botërori! Më 26 mars super-dueli me Poloninë
23/03 20:00
Top News- Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, tre lojtarë mungojnë, Ramandani merr lajmin e madh
23/03 19:48
Top Channel/ Kombëtarja nis seancën e parë stërvitore për duelin me Poloninë, mungojnë tre lojtarë
23/03 16:56
Top News- Afron sfida e playoff-it me Poloninë/Hysaj-Duhet t’i falim Shqipërisë një botëror të bukur
23/03 14:06
Top News – Kombëtarja në momentin vendimtar. Laçi-Jemi gati, detajet do bëjnë diferencën
23/03 14:06
Top Channel/ Grumbullimi i Kombëtares për Play Off, Laçi: E meritojmë Botërorin. Hysaj: Mungesat…
23/03 12:35