Ekskluzive/ Burgjet e UÇK në Shqipëri, Taulant Balla propozon Komision të Posaçëm Parlamentar
10/11/2020 15:05

Aktakuzat ndaj një pjese të kupolës drejtuese të UÇK-s, riaktivizuan, pretendimin e ekzistencës së burgjeve të kësaj ushtrie në territorin shqiptarë. Nga një burim në Kuvendin e Shqipërisë gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar, iniciativën më të fundit të grupit parlamentar socialist për këtë çështje. Është Taulant Balla numri një i grupit parlamentar socialist ai i cili ka ndërmarrë iniciativën e ngritjes të një komisioni të posaçëm hetimor parlamentar. Burimet nga kuvendi deklarojnë se zoti Balla ka nisur sot mbledhjen e firmave të nevojshme për të ngritjen e këtij komisioni. Nga informacionet e deritanishme që disponon Top Channel mësohet se objekt hetimi do të jenë të gjitha pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK. Po ashtu objekt hetimi do të jetë edhe ajo çfarë është pretenduar nga Dick Marti për Shtëpinë e Verdhë, akuza që nuk u vërtetuan asnjëherë, përfshi të gjithë ata persona që dhanë kontributin e tyre për të ligjëruar pretendimet e senatorit zviceran. Kjo iniciativë e Taulant Ballës vjen në vazhdën e qëndrimeve publike nga ku ai, ka kërkuar shpjegime nga Lulzim Basha se çfarë kontributi ka dhënë në hartimin e dosjeve kundra luftëtarëve të UÇK. “Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte” shkruante sot në Facebook Taulant Balla. “Lulëzim Basha,- thekson Taulant Balla, – rezulton të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK.” Top Channel ka intervistuar në vitin 2010 ekspertin e OKB Jose-Pablo Baraybar, i cili tregonte se në Shqipëri kishte hyrë si turist dhe në Kukës kur kërkonte për burgjet e UÇK -s kishte shkuar së bashku me Lulzim Bashën.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41