Ekskluzive/ Amerikani trondit Serbinë! Dokumentet “top secret” në duart e Hashim Thaçit
15/09/2025 22:35

Qindra shqiptarë protestuan në Hagë të dielën duke i paraprirë fazës përfundimtare të gjyqit ndaj ish komandantëve të UÇK-së. Qyteti holandez u vesh kuq e zi teksa protestuesit dhanë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbanin në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, etj. Dëshmia e ish diplomatit amerikan James Rubin në fund të viteve ’90 nis kështu fazën përfundimtare të gjyqit të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, që luajti një rol kyç në përpjekjet diplomatike për Kosovën. Ai dëshmoi se Thaçi nuk kishte kontroll operacional mbi komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të Hashim Thaçi ishte një figurë kryesisht politike, simbolike, pa autoritet për të dhënë urdhra ushtarakë. Në këtë proces, që nisi zyrtarisht më 2020, janë grumbulluar qindra orë dëshmi dhe dokumente të organizatave ndërkombëtare. Prokuroria ka sjellë dëshmitarë që pretendojnë të kenë qenë viktima ose dëshmitarë të drejtpërdrejtë të veprimeve të UÇK-së, ndërsa të tjerë kanë ofruar dëshmi të shkruara sipas procedurës së Gjykatës. Vetë Thaçi, që prej ditës së parë të paraqitjes në sallën e gjyqit, ka deklaruar “i pafajshëm” për të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara. Dëshmia e Rubin sot nuk është thjesht një akt ligjor; ajo ka edhe peshë simbolike. Por betejat në Hagë nuk zhvillohen vetëm mbi dokumente dhe dëshmi, por ato përplasen edhe mbi narrativën e vetë luftës së Kosovës: kush ka qenë përgjegjës, kush ka qenë viktimë, dhe si duhet të mbahet mend kjo periudhë në kujtesën kolektive. Gjyqi ndaj Thaçit e të tjerëve është arena ku përplaset drejtësia dhe historia, ku çdo dëshmi shënon jo vetëm një provë, por edhe një gur në rindërtimin e narrativës për luftën dhe pasojat e saj. A do të ndikojë dëshmia e Rubin në perceptimin e trupit gjykues, apo do të mbetet vetëm një element politik i së kaluarës? Çfarë mesazhi do të japë vendimi final për raportet e Kosovës me të kaluarën e luftës?

Avione dhe jahte! Jeta e ” shthurur” e Beqirajt! SPAK thërret Ballukun, çfarë provash të reja ka?
30/07 23:10
Shehaj rrëmbeu marrëveshjen sekrete, Hoxha: Kreu i SPAK tha se është në verifikim
30/07 23:05
A do ketë kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut? Hoxha: Të premten është thirrur në SPAK
30/07 23:00
Dy avionë në pronësi, gazetarja Hoxha: Beqirajt i’u sekuestruar jahti 1 milionë euro në Shqipëri
30/07 22:55
Parti e re nga protesta? Shkundet Europa nga shqiptarët! Flasin aktivistët që u përplasën me deputetët
30/07 22:55
“Do të ta mbyll gojën me ngjitës e tel”, aktivisti Lleshi rrëfen dhunën brutale nga polici, më tha gangster
30/07 22:50
Aktivistët kundër një përfaqësie politike: Protestuesit duan shembjen totale të kësaj qeverisje
30/07 22:25
“Besa jonë është jep dorëheqjen”, aktivistët i përgjigjen Ramës: As Besa, as Diella nuk na heq nga sheshi
30/07 22:10
Ekspertët e Turizmit folën për Zvërnecin: Investimi i jashtëzakonshëm, nuk duhet humbur
30/07 22:02
Sondazhi që sqaroi gjithçka! Grida Duma lexon të dhënat: Shqiptarët dolën për keqqeverisjen
30/07 22:01
E pabesueshme! Del harta me 264 ditë protesta shqiptarësh në botë! Semanaj: Nuk ndalemi!
30/07 22:00
Historia e dy vëllezërve protestues, Lleshi: Nga Berlini dhe Londra për dashurinë për Shqipërinë
30/07 21:55
Protesta ngjarja që shkundi politikën! Grida Duma tregon si ndryshoi Rama dhe paralajmëron…
30/07 21:45
Protestat e shqiptarëve “shkundën” edhe diasporën, Grida Duma: Kordinimin spektakolar e pa Europa
30/07 21:45
Agjentët e huaj orkestruan protestën? Eksperti i CIA: Iranianët duan të largojnë Shqipërinë nga BE
30/07 21:41
Banorët e Zvërnecit “përballen” me Ramën në Top Story! Qytetari zbardh prapaskenat e takimit
30/07 21:31
Protesta vazhdon…çfarë po paralajmëron Grida Duma: Sezonin e ri televiziv…
30/07 21:29
Sekreti i valixhes së presidentit të SHBA, armët që kanë fuqi të shkatërrojnë botën
27/07 23:05
Celularët, të njëjtat valë si antena! Pse duhen mbajtur larg kur flemë?
27/07 23:00
“Mbajeni 1 metër larg”, këshilla e mjekes Marsida Duli: Kur flini mos e mbani celularin afër
27/07 22:55