Marsi i vitit 2020 do të shënonte edhe rastet e para e koronavirus në vend. Covid-19 nuk do të ishte vetëm një emergjencë shëndetësore, por edhe një sfidë për ekonominë e brishtë shqiptare të prekur edhe nga tërmeti. 3 muaj karantinë totale do të godisnin jo vetëm buxhetin e shtetit, por edhe të ardhurat e qytetarëve. Por, vijmë sot një vit më pas. Çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare, si po performon sot ajo?