Pavarësisht se të gjithë treguesit kryesore të ekonomisë e kanë mbyllur vitin në rënie si pasojë e goditjes që morën nga pandemia, qeveria duket tejet optimiste mbi ecurinë e ekonomisë. Sipas Kuadrit Makroekoekonomik dhe Fiskal dokument i publikuar nga financat për periudhën afatmesme 2022-2024, qeveria ka ndryshuar vlerësimin për recesion në -4.4% për vitin që lamë pas, nga -6.1% që ishte parashikimi fillestar kur kriza e Covid- 19 kishte filluar të jepte efektet e saj.