Ekonomia do tkurret me -6.4%/ Parashikimi i institutit vjenez për Shqipërinë
20/11/2020 15:16

Instituti i Vjenës ka zhvlerësuar më tej projeksionet për ekonominë shqiptare këtë vit. Sipas raportit të fundit, ekonomia e vendit pritet të tkurret me -6.4% gjatë 2020-ës, nga -5% që ishte parashikuar në fillim të majit, teksa jep sinjale pozitive për vitin e ardhshëm . Ndërsa vlerëson se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia, Instituti i Vjenës pret që ekonomia shqiptare të rritet me 4.6% në 2021, parashikim i ngritur mbi një skenar që nuk përfshin një mbyllje të dytë totale. Teksa pandemia vijon të shkaktojë presion mbi financat publike, ekspertët e Vjenës vlerësojnë se menaxhimi i borxhit publik në këto kushte do të bëhet i vështirë për ta mbajtur në nivele të qëndrueshme . Sa i takon vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Instituti i Vjenës vlerëson se recesionin më të thellë do ta përjetojë Mali i Zi, ekonomia e të cilit pritet të bjerë me 9% këtë vit për shkak të varësisë së lartë që ka nga turizmi. Pikërisht goditja që ka marrë industria turistike ka vënë në vështirësi të mëdha edhe ekonominë shqiptare, e cila renditet e dyta në rajon për rënien më të thellë ekonomike ndjekur nga Maqedonia, teksa pritet që rëna të jetë më e moderuar për Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë, ekonomia e të cilës pritet të tkurret me vetëm 2% këtë vit. Në kushte të tilla, kur shumë prej shteteve në botë po i rikthehen masave kufizuese për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19, ekspertët e Vjenës apelojnë qeveritë e vendeve të rajonit që të vijojnë mbështetjen ndaj individëve dhe bizneseve më të prekur nga kriza.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14