Më shumë se dy javë nga përmbysja e Mohamed Mursit, sheshet e Egjiptit vazhdojnë të mbushen me demonstrues. Mijëra mbështetes të presidentit të rrëzuar islamik duan ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet. Mesazhi që kanë është një i vetëm: "Jo grushtit ushtarak të shtetit", "Po, legjitimitetit demokratik".