E rrahin për 20 min, autorët lirohen ende pa dalë i dëmtuari nga spitali – Fiks Fare
07/12/2023 20:45

Një i ri nga Elbasani denoncoi në Fiks Fare se e kanë qëlluar për 20 minuta me radhë në një lokal, por policia i liroi dy autorët pa dalë ai nga spitali. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor 2023, ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal vetëm më 30 tetor. Pra, 20 ditë pas ngjarjes! Jo vetëm kaq, por autorët nuk kanë dalë fare para gjykatës dhe se organet e drejtësisë nuk pritën asnjë raport mjeko-ligjor. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Ilia Tahiri, i cili tha se është qëlluar nga dy persona për minuta me radhë në një lokal pranë një karburanti në Elbasan, në kilometrin e parë të rrugës Elbasan – Librazhd. “Shkova brenda për të marrë kafe dhe ujë. Aty më thërret dikush ‘djali vjen një sekondë’. Nuk e njihja personin. Më godasin, më thyejnë dhëmbët, brinjët. Më marrin varësen dhe gjithçka që unë kisha. Më godinën mbi 20 minuta. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor” tha denoncuesi. Pas ngjarjes ka lajmëruar policinë dhe më pas e ka shoqëruar patrulla për në spital. “Unë kisha thyerje brinjësh. Çarje në sy, dhëmbët copa. Totalisht i mbaruar. Me gjak. Mbasi kam dalë nga spitali më thotë shefi i policisë që këta autorët janë liruar se janë me të meta mendore. 48 orë i mbajmë brenda. Ata i ka liruar policia. S’ka shkuar çështja në prokurori” pohon Ilia. Ai shpjegon se oficeri i policisë i ka thënë familjarëve që t'i falin autorët. Ndërkohë nga një takim që ka i dëmtuari me OPGJ-në ky i fundit pohon se nuk e di nesë kanë apo jo kartelë autorët. Fiksi u interesuan në prokurori ku u morë vesh se ngjarja ishte referuar në këtë organ 20 ditë më pas. Akuza ndaj autorëve është plagosje e lehtë në bashkëpunim dhe se procedimi penal është regjistruar pasi i dëmtuari Ilia Tahiri ka bërë ankim për ngjarjen.

Fiks Fare, 12 nëntor 2026/“Ish presidenti më ngacmoi seksualisht!”Dentistja shokon – Episodi i plotë
12/11 21:01
Ish presidenti më ngacmoi seksualisht, nuk më dha licencën
12/11 21:00
12 kallëpe dinamiti dhe asnjë dëmtim. Si shpëtoi kisha e Leusës?
12/11 20:45
78-vjeçari që i vuri radio biçikletës, shëtit qytetin me muzikë
12/11 20:30
Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30