Në këtë episod të fundit për javën në Pushime on Top do të ndiqni si gjithnjë rubrikat tuaja të preferuara të së premtes. Nga Miqtë e Shqipërisë që zgjedhin vendin tonë për të jetuar, në quizet kaq të pëlqyera të Max Optika si dhe Rilastil. Do të kemi dhe tre takime të rëndësishme, nga mjeshtrat e dritës, në ata të ushqimit, e deri te ata që në verë na shpëtojnë jetën prej freskisë. Zbulojmë risitë e sezonit të verës: nga veriu në jug dhe përtej kufijve; aventurat, historitë dhe personazhet e momentit nga data 22 qershor në ekranin e Top Channel. Eni Shehu dhe Lei Kraja ju shoqërojnë në programin më jetëgjatë të promovimit të turizmit!