“E mbante vetëm jeleku”, pronari i JetSki tregon si shpëtoi turisti belg: Më arrestuan për këtë
26/06/2025 22:32

Ishte një pasdite qershori me diell në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, kur çifti britanik Vera Baume dhe Sylvester Obeng që kishte ardhur për pushime në Shqipëri, nuk priste që adrenalina e një xhiroje me jetski të përfundonte tragjikisht. Njëri prej tyre humbi jetën, tjetri ndodhet ende në gjendje kritike. Aksidenti është i fundit në një varg incidentesh që po kthejnë mjetet lundruese në makthin e bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave të policisë kufitare dhe raportimeve në media, gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar të paktën 6 aksidente të rënda me mjete lundruese, kryesisht jetski, përgjatë bregdetit nga Velipoja në Ksamil. Rasti më i rëndë është ai i humbjes tragjike të jetës së 5-vjeçares Jonada Avdia tri vite më parë. Ngjarja solli reagim të fortë të shoqërisë, çka solli dhe ndryshim të menjëhershëm të rregullores. Por sa vlerë patën këto ndryshime në letër? Vetëm një vit më pas një tjetër ngjarje e rëndë u shënua, ku një adoleshent 16-vjeçar në Llaman humbi jetën gjatë përplasjes me një tjetër jetski, ndërsa një tjetër i së njëjtës moshë në Himarë u plagos rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës. Në të gjitha rastet, faktorët përsëriten: mjetet drejtohen nga të mitur, pa leje drejtimi, pa pajisje sigurie, ose në afërsi të zonave të notit. Jo rrallëherë kanë qarkulluar edhe pamje të rrezikshmërisë së manovrave në ujë, e ndonjëherë shumë afër plazhistëve. Në vitin 2020, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm që detyron operatorët turistikë të sigurojnë: leje për drejtuesin e mjetit, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (jeleku i shpëtimit, kokorja, dorezat, etj), respektimin e distancës minimale prej 300 metrash nga zona e notit. Sipas ligjit aksidentet e tilla mund të klasifikohen si vrasje nga pakujdesia apo shkelje të rregullave të sigurisë në punë – por procedurat penale rrallë çojnë në ndëshkime serioze. Kush e ka për detyrë të ndalojë tragjeditë që përsëriten? A është vera 2025 një tjetër sezon i pakontrolluar në det?

Avione dhe jahte! Jeta e ” shthurur” e Beqirajt! SPAK thërret Ballukun, çfarë provash të reja ka?
30/07 23:10
Shehaj rrëmbeu marrëveshjen sekrete, Hoxha: Kreu i SPAK tha se është në verifikim
30/07 23:05
A do ketë kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut? Hoxha: Të premten është thirrur në SPAK
30/07 23:00
Dy avionë në pronësi, gazetarja Hoxha: Beqirajt i’u sekuestruar jahti 1 milionë euro në Shqipëri
30/07 22:55
Parti e re nga protesta? Shkundet Europa nga shqiptarët! Flasin aktivistët që u përplasën me deputetët
30/07 22:55
“Do të ta mbyll gojën me ngjitës e tel”, aktivisti Lleshi rrëfen dhunën brutale nga polici, më tha gangster
30/07 22:50
Aktivistët kundër një përfaqësie politike: Protestuesit duan shembjen totale të kësaj qeverisje
30/07 22:25
“Besa jonë është jep dorëheqjen”, aktivistët i përgjigjen Ramës: As Besa, as Diella nuk na heq nga sheshi
30/07 22:10
Ekspertët e Turizmit folën për Zvërnecin: Investimi i jashtëzakonshëm, nuk duhet humbur
30/07 22:02
Sondazhi që sqaroi gjithçka! Grida Duma lexon të dhënat: Shqiptarët dolën për keqqeverisjen
30/07 22:01
E pabesueshme! Del harta me 264 ditë protesta shqiptarësh në botë! Semanaj: Nuk ndalemi!
30/07 22:00
Historia e dy vëllezërve protestues, Lleshi: Nga Berlini dhe Londra për dashurinë për Shqipërinë
30/07 21:55
Protesta ngjarja që shkundi politikën! Grida Duma tregon si ndryshoi Rama dhe paralajmëron…
30/07 21:45
Protestat e shqiptarëve “shkundën” edhe diasporën, Grida Duma: Kordinimin spektakolar e pa Europa
30/07 21:45
Agjentët e huaj orkestruan protestën? Eksperti i CIA: Iranianët duan të largojnë Shqipërinë nga BE
30/07 21:41
Banorët e Zvërnecit “përballen” me Ramën në Top Story! Qytetari zbardh prapaskenat e takimit
30/07 21:31
Protesta vazhdon…çfarë po paralajmëron Grida Duma: Sezonin e ri televiziv…
30/07 21:29
Sekreti i valixhes së presidentit të SHBA, armët që kanë fuqi të shkatërrojnë botën
27/07 23:05
Celularët, të njëjtat valë si antena! Pse duhen mbajtur larg kur flemë?
27/07 23:00
“Mbajeni 1 metër larg”, këshilla e mjekes Marsida Duli: Kur flini mos e mbani celularin afër
27/07 22:55