Durrës/ Oficeri i Marinës me gruan u shpëtuan jetën vajzave Turke në hotelin e shembur
04/12/2019 19:38

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha do të na sjellë rrëfimin e një dëshmitari që ka parë se si u shemb hotel “Mira Mare”. Ajo ndodhej në lagjen 13, në Durrës, aty ku automjete të shumta po përpiqen të largojnë nga zona e plazhit inertet e shumta të objekteve të shkatërruara nga tërmeti i datës 26. Shumë banorë nuk janë kthyer ende ndonëse ekspertët ju kanë thënë të kthehen sepse nuk ka asnjë rrezikshmëri. Oficeri i Ushtrisë, Agimi është dëshmitari okular i tërmetit, i cili ka dal nga shtëpia në orën 3 e 20 min të mëngjesit për të rrëfyer shembjen e hotelit “Mira Mare”. “Në orën 3 pa 5 ra tërmeti i parë, u zgjuam dhe u veshëm, në ato momente qeni po qante. Jetoj me vajzën dhe me djalin si dhe bashkëshorten. Në momentin kur zbritëm në katin e 5-të çuni kthehet mbrapa në shtëpi dhe u afruam para dyqanit, vendosëm makinën 6 metra larg hotelit “Mira Mare”. Kishin filluar një pjesë e makinave të lëviznin. Në orën 4 pa 5 filluan të qanin qentë dhe më bëri përshtypje sepse edhe minjtë nëpër rrugë nuk gjenin medet. Në orën 4 pa dhjetë sikur u pre me gërshërë”, ka treguar Agimi ankthin që kaloi ditën e 26 nëntorit, çastet pas shembjes së hotel “Mira Mare” “Vendosa të marr një çaj dhe afrohem pranë “Mira Mare”, rreth 6 metra, në ato momente kërcitën dyert, kërcitën xhamat u fikën dritat dhe ra “Mira Mare”, u këput kati i katërt dhe u këput komplet dhe na hodhi dallga tymit përtej rrugës”, u shpreh Agimi. Oficeri i Ushtrisë ka treguar eksperiencën e tmerrshme tek ndihmonte njerëz të zbrisnin me anë të batanijeve , sepse ishin varur dhe nuk zbrisnin dot. “Jemi afruar tek “Lubjana” kemi ndihmuar vajzat turke të zbresin nëpërmjet batanijeve bashkë me gruan , sepse ishin varur dhe nuk zbrisnin dot, dy çuna i mbanin ne i zbritëm”, shton më tej dëshmitari. Për 9 sekonda ra ndërtesa komplet. Unë për 30 sekonda kujtova se u hap dheu, kërcenin njerëzit nuk e imagjinoj dot se çfarë force mund të ketë patur”.

Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12
Top Channel/ Rama: Ulëm akcizën, mos abuzoni. Kryeministri: 1 miliardë euro më shumë në buxhet
05/04 12:10
Top News – ‘Ecim me punët dhe negociatat’. Rama flet për buxhetin: Të ardhura rekord
05/04 11:42
Top Channel/ Besimtarët katolikë në Durrës kremtojnë Pashkët në një atmosferë feste
05/04 11:19
Top Channel/ Arkitektja që ka studiuar Astrologji në Londër e ftuar në Flasim, Rama:Si mund…
05/04 11:08
Top Channel/ ‘Që ta kontrollosh duhet të kesh frena’, Rama në Flasim për Inteligjencën artificiale
05/04 11:08
Top Channel/ “Miratohet skema për fermerët” Rama në Flasim:Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme
05/04 11:07
Top News – Pashka katolike. Besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit
05/04 11:03
Top Channel/ ‘Keta tepelenasit nuk kanë emocione shpirtërore’, Rama e mbyll me batuta Flasim
05/04 10:58