Trupi pajetë i 31-vjeçarit është gjetur mëngjesin e sotëm në det, në Gjirin e Currilave në Durrës. Pas njoftimit të dhënë nga dy shokët e tij me të cilët kishte shkuar në plazh, pasditen e djeshme nisën kërkimet në tokë e në det për gjetjen e shtetasit Donald Molla me origjinë nga Skrapari.